Prishtinë
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, OeAD realizon projekte në fushën prioritare të aftësimit profesional. Projektet menaxhohen nga zyra rajonale e OeAD në Tiranë.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, OeAD realizon projekte në fushën prioritare të aftësimit profesional. Projektet menaxhohen nga zyra rajonale e OeAD në Tiranë.
Projekti rajonal: Sigurimi i cilësisë për punën e koordinatorëve ekonomikë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
Objektivi: Rritja e cilësisë së mësimit biznesor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Periudha: 2022- 2024
Grupi i synuar i drejtpërdrejtë në Kosovë: Rreth 60 koordinatorë biznesi, drejtorë/e dhe mësimdhënës nga rreth 60 shkolla profesionale, rreth 40 kompani.
Grupi i synuar indirekt: Rreth 35,500 nxënës nga shkollat profesionale
Sfondi:
Përmirësimi i cilësisë së aftësimit profesional përmes fuqizimit të formateve të ndryshme të mësimit të bazuar në punë është prioritet reformues i Ministrisë së Arsimit të Kosovës. "Koordinatorët biznesor" janë ndërlidhja me biznesin në shkollat profesionale, të cilët janë përgjegjës për komunikimin dhe bashkëpunimin me kompanitë, veçanërisht në lidhje me organizimin e formateve të ndryshme të të mësuarit të bazuar në kompani.
Qëllimi i projektit është të forcojë ofruesit e shkollimit profesional si partnerë kompetentë të sektorit privat. Fokusi është në rritjen e cilësisë së të nxënit të bazuar në punë nëpërmjet futjes së proceseve efektive në organizimin e formateve të ndryshme të të nxënit të bazuar në punë dhe masave të duhura të sigurimit të cilësisë.
Rezultatet: